Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të zhvillojë vizitë shtetërore në Rusi javën e ardhshme, njoftoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.
“Me ftesë të presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, presidenti Xi Jinping do të zhvillojë vizitë shtetërore në Rusi nga 20 deri më 22 mars”, shkroi zëdhënësja Chunying në Twitter, përcjell Fol Drejt.
Ajo gjithashtu deklaroi se ky do të jetë një udhëtim për miqësi dhe paqe.
“Në bazë të mos-angazhimit, pa konflikt dhe pa synuar asnjë palë të tretë, Kina dhe Rusia promovojnë një demokraci më të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shtoi Chunying.
Kremlini në deklaratën e tij theksoi se: “Gjatë bisedimeve do të diskutohen çështje aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik midis Rusisë dhe Kinës”.
Të dy liderët do të diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit ruso-kinez në arenën ndërkombëtare. Në margjinat e takimit pritet të nënshkruhen një numër dokumentesh të rëndësishme dypalëshe./FolDrejt/