Pas më shumë se dy viteve, presidenti kinez Xi Jinping do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Azinë Qendrore. Ai do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Jinping, të mërkurën do të ketë një vizitë shtetërore në Kazakistan.
Më pas qyteti Samarkand i Uzbekistanit do të jetë vendtakimi i Putin me të parin e Kinës. Të dy liderët botëror do të takohen në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Asistenti i Putin për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, u tha gazetarëve javën e kaluar se presidenti rus pritej të takohej me Xi në samit. Kremlini nuk pranoi të jepte detaje për bisedimet e tyre.
Kina ende nuk ka konfirmuar planet e udhëtimit të Xi./Reuters/