Presidenti i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, po merr pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Ai, para gazetarëve ka folur edhe në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, duke konsideruar se e vetmja zgjidhje është dialogimi.
“Unë besoj se bisedimet janë e vetmja zgjidhje dhe ne i inkurojmë për një marrëveshje. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në veçanti nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari i BE-së Miroslav Lajçak kanë shumë përvojë, ata janë përfshirë edhe në aktivitet e vjetra të regjionit”, është shprehur Plenkoviq./FolDrejt/