NATO nuk do të lejojë që tensionet në veri të Republikës së Kosovës të përhapen në vendet fqinje, si dhe brenda Republikës së Maqedonisë, tha sot presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Aleanca vlerëson se në veri të Kosovës po vjen një pikë vlimi, por forcat e Aleancës, të cilat në ndërkohë do të përforcohen me një numër shtesë ushtarësh, do të jenë të mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e destabilitetit në pjesët e tjera të vendit, e lëre më në pjesët tjera të rajonit”, tha Pendarovski.
Ai theksoi se kontributi i vendit të tij paraqet kontribut për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë në rajon./FolDrejt/