Presidenti finlandez, Sauli Ninisto, në një intervistë për agjencinë STT, deklaroi se beson se Finlanda dhe Suedia do të marrin pjesë në samitin e korrikut të NATO-s në Vilnius si anëtarë të asaj organizate.
Ninisto tha se në pranverën e vitit 2022, Finlanda dhe Suedia dëgjuan shumë fjalë inkurajuese nga NATO, e cila pretendonte se hyrja e tyre do të ishte e lehtë, por nuk ishte kështu.
“Unë shoh se ky është një problem brenda NATO-s. Është e qartë se edhe anëtarët e NATO-s u befasuan”, shtoi Ninisto, transmeton TASS./FolDrejt/