Al Jazeera dhe Katari, ku ndodhet shtëpia mediatike, akuzuan forcat izraelite për vrasje.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha sot se autoritetet izraelite ishin “absolutisht përgjegjëse” për vrasjen e gazetares me përvojë të Al Jazeera, Shirin Abu Alkeh gjatë konfliktit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur ndërkombëtar.
Abu Alkeh mori plagë me armë zjarri dhe u godit në kokë në qytetin e Jenin të mërkurën, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.