Presidenti polak Andrzej Duda thotë se homologu i tij amerikan Joe Biden ka të ngjarë të vizitojë Evropën qendrore në shkurt, ndërsa po bëhet një vi nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Presidenti ka shumë të ngjarë të vijë në pjesën tonë të Evropës në shkurt,” tha Duda gjatë një konference për shtyp në Riga, Estoni.
“Pjesa jonë e Evropës do të thotë Evropë Qendrore… kjo është një zonë që shtrihet nga Rumania në Estoni. Është shumë e vështirë për ne të përgjigjemi se ku do të vijë presidenti në detaje, nuk kemi një informacion të tillë”, shtoi ai. /FolDrejt/