NATO mund të garantojë se ata nuk do ta trajtojnë Rusinë ashtu siç ajo po e trajton Ukrainën, tha presidenti i Polonisë në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me idenë e presidentit francez Emmanuel Macron për garancitë e sigurisë për Rusinë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ajo që ne, si njerëz të ndershëm, politikanë, anëtarë të NATO-s, jemi në gjendje t’i garantojmë Rusisë është se askush nuk do t’i bëjë Rusisë atë që ajo po i bën fqinjëve të saj,” tha Andrzej Duda në një konferencë shtypi në Berlin. /FolDrejt/