Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sulmin ndaj urës drejt Krimesë së aneksuar nga Rusia, duke thënë se ishte një “akt terrorizmi”.
Presidenti Putin tha se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt
Ai foli në një takim me kreun e Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin.
Zyrtarët thonë se tre persona u vranë nga shpërthimi në urë.
Viktimat ishin në një makinë aty pranë kur shpërtheu një kamion, thonë zyrtarët rusë.
Kalimi hekurudhor dhe rrugor u hap në vitin 2018 dhe është një rrugë kryesore furnizimi për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Bastrykin tha se qytetarët e Rusisë dhe disa shteteve të huaja kishin ndihmuar përgatitjet për sulmin./FolDrejt/