Fjalë të qarta të kreut të Kremlinit: Perëndimi duhet të pranojë interesat e Rusisë për sigurinë. Në rast të kundërt përgjigja e Moskës do të jetë „e shpejtë dhe e ashpër“.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përdor tone të ashpra në adresë të Europës dhe të SHBA-së: Ai akuzoi Perëndimin se po bën përpjekje për përmbysje në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik. Njëkohësisht ai paralajmëroi në rast se kapërcehet „vija e kuqe”. “Organizatorët e çfarëdolloj provokimi, që kërcënon interesat thelbësore të sigurisë sonë, do të pendohen për veprat e tyre, ashtu siç nuk janë penduar prej kohësh”, deklaroi Putin në fjalimin e tij vjetor në Moskë drejtuar kombit.
Paralajmërimi i Putinit vjen në kulim e përforcimit masiv të pranisë ushtarake ruse në afërsi të Ukrainës. Javët e fundit atje në mënyrë të përsëritur ka pasur shkelje të armëpushimit vendosur në konfliktin disa vjeçar mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave të armatosura ukrainase.