Presidenti rus Vladimir Putin, ka dalë haptazi me njoftimin se do të dërgojë më shumë mercenarë në Ukrainë për të luftuar.
Duke folur në takimin e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Putin tha se ata që duan të dalin vullnetar për të luftuar përkrah forcave ruse, duhet të lejohen të shkojnë.
E ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se janë diku 16 mijë mercenarë në Lindjen e Mesme, që janë shprehur të gatshëm të luftojnë përkrah rusëve në Ukrainë.
Ndërkaq edhe më herët ishte raportuar se shumë mercenarë nga Siria, janë shprehur të gatshëm t’i bashkohen forcave ruse që të luftojnë kundër ukrainasve./FolDrejt/