Në karnavalin në qytetin gjerman të Duseldorfit, u shfaq një kukull që tregonte presidentin rus Vladimir Putin duke u larë në gjak, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Bëhet fjalë për karnavalin që u mbajt gjatë të hënës së trëndafilit në këtë qytet gjerman të hënën e 20 shkurtit.
E Hëna e Trëndafilit është pika kryesore tradicionale e sezonit të karnavaleve në shumë qytete gjermane.
Pjesëmarrësit treguan një qëndrim kritik ndaj liderit rus për shkak të agresionit të tij të përgjakshëm kundër Ukrainës. /FolDrejt/