Pas tërheqjes së vëmendjes nga ana e Amerikës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp tha se duhet marrë parasysh kërkesa e SHBA-së.
Ai i bëri apel qeverisë se Kosovës se duhet të respektohen rekomandimet e ndërkombëtarëve për të pezulluar taksën 100 % ndaj Serbisë.
“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm për të ruajtur partneritetin strategjik me SHBA-të. Një kultivim i tillë i raporteve, garanton progres e të ardhme të sigurt, anëtarësim në NATO dhe BE, por edhe në OKB. Ajo që dua të potencoj është që SHBA, siç e ka theksuar Trump, e ambasadorët në Kosovë e në Beograd, është që Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore, të ruaj partneritetin me shtetet që e kanë ndihmuar gjithmonë, që janë SHBA-ja e BE-ja. Prandaj edhe thirrja e SHBA-së për institucionet e vendit, është që Kosova të kalojë këtë perceptim të krijuar si pengesë për negociata dhe për arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Që Kosova të tejkalojë këto pengesa, në veçanti pezullimin e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë në Bruksel”, tha Presidenti i Kosovës në konferencën për shtyp./ Foldrejt.com