Kohëve të fundit, Ankaraja dhe Tel Avivi kanë shtuar përpjekjet për të rregulluar lidhjet e prishura që nga viti 2010, kur forcat izraelite sulmuan një flotë anijesh me destinacion Gazën që transportonte ndihma humanitare për palestinezët
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka telefonuar presidentin e Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, për ta përshëndetur para festës së Kurban Bajramit këtë fundjavë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Drejtoria Turke e Komunikimeve njoftoi se dy presidentët po ashtu shkëmbyen pikëpamjet mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Kohëve të fundit, Ankaraja dhe Tel Avivi kanë shtuar përpjekjet për të rregulluar lidhjet e prishura që nga viti 2010, kur forcat izraelite sulmuan një flotë anijesh me destinacion Gazën që transportonte ndihma humanitare për palestinezët. Nëntë aktivistë turq u vranë në incident.
Herzog u takua me presidentin Erdoğan, ndërsa shefat e diplomacisë së dy vendeve gjithashtu kanë realizuar vizita reciproke këtë vit, si dhe kanë nisur përpjekjet për të përmirësuar përfaqësimin e tyre diplomatik./FolDrejt/