Pas takimit me presidentët Erdoğan dhe Zelenskyy, Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC) në Istanbul, e formuar në kuadër të marrëveshjes historike për të mbikëqyrur eksportin e grurit të Ukrainës.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë të ditur se më 18 gusht në qytetin Lviv të Ukrainës do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas takimit me presidentët Erdoğan dhe Zelenskyy, më 20 gusht Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit (JCC) në Istanbul, e formuar në kuadër të marrëveshjes historike për të mbikëqyrur eksportin e grurit të Ukrainës.
Më 22 korrik, Türkiye, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për rihapjen e tre porteve ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Për mbikëqyrjen e procesit, JCC-ja në Istanbul u formua zyrtarisht më 27 korrik dhe përbëhet nga përfaqësues të Türkiye-s, Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së. Ajo synon të mundësojë transportin e sigurt të produkteve ushqimore dhe plehrave tregtare përmes anijeve tregtare.
Që nga nisja më 1 gusht, gjithsej 21 anije që transportin drithëra janë larguar nga portet e Ukrainës në kuadër të marrëveshjes./FolDrejt/