Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një telefonatë 40-minutëshe pasditen e sotme, ku diskutuan sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes së SHBA-ve për Ukrainën.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dy liderët folën për 40 minuta.
Pas takimit, Zelensky shkroi në Twitter se dy homologët diskutuan “forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës”.
Nuk u zbuluan detaje të mëtejshme të thirrjes.