Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se duhet të rritet presioni mbi agresivitetin rus.
Zelenskyy në një postim nga llogaria e tij në Twitter ka vlerësuar paketën e 10-të të sanksioneve që vendet e Bashkimit Evropian (BE) miratuan kundër Rusisë në përvjetorin e parë të luftës Rusi-Ukrainë. Ai tha se sanksione duhet të zbatohen edhe ndaj industrisë bërthamore të Rusisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Paketa e 10-të e sanksioneve të BE-së vendos në objektiv industrinë ushtarake, propagandën dhe sistemin financiar të Rusisë. Duhet të rritet presioni mbi agresivitetin rus. Presim të ndërmerren hapa të vendosur kundër ‘Rosatom’ dhe industrisë bërthamore të Federatë Ruse si dhe të rriten presionet mbi ushtrinë dhe bankat ruse”, deklaroi Zelenskyy.
Vendet anëtare të BE-së miratuan sanksionet e reja që do të sjellin ndalime të reja tregtare kundër Rusisë, kontrolle të eksportit për produkte dhe teknologji që mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake si dhe kufizime shtesë ndaj atyre të cilët dërgojnë mjete ajrore pa pilot (dronë)./FolDrejt/