Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë thirrje Vladimir Putinit që të bashkohet me të në tryezën e bisedimeve, sipas gazetës ruse të lajmeve Ria Novosti.
Zelenskiy tha gjithashtu se Evropa mund të ndalojë agresionin e Rusisë nëse ajo vepron me shpejtësi.
BBC shkruan se Presidenti i Ukrainës po flet nga zyra e tij në Kiev. I veshur me veshje ushtarake, Volodymyr Zelensky po akuzon liderët evropianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus në Ukrainë.
“Ashtu si Lufta e Dytë Botërore, ju thatë kurrë më, por ja ku po ndodh përsëri dhe nuk po bëni mjaftueshëm për t’u përgjigjur,” thotë ai.
Zelensky shton se nuk është tepër vonë për të ndaluar “agresionin” rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bën thirrje qytetarëve në mbarë BE-në të protestojnë dhe të detyrojnë qeveritë e tyre në veprime më vendimtare.
Mesazhi i Presidentit ukrainas sipas BBC: “Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadalshëm për të ndihmuar Ukrainën”./FolDrejt/