Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy po qëndron për vizitë në ShBA.
Ai i dhuroi presidentit Biden medaljen ushtarake të nderit, shkruan CNN, përcjell Fol Drejt.
Zelensky falenderoi Biden dhe kongresin amerikan për përkrahjen e tyre dhe vlerësoi gjithashtu edhe popullin amerikan.
“Shumë faleminderit, Z. President. Natyrisht, faleminderit nga populli jonë për popullin e juaj, edhe për përkrahjen e Kongresit. Vërtet, e vlerësoj shumë”, tha ai.
Më pas, Zelensky i dhuroi homologut të tij amerikan çmimin e heroit, për të cilën tha se e përcjell nga një kapiten në ushtrinë ukrainase, i cili kërkoi që medaljen e tij t’ia dhurojë presidentit Biden.
Presidenti Biden falenderoi Zelensky-n dhe tha se do t’i dërgojë edhe ai kapitenit ukrainas një monedhë të komandës amerikane./FolDrejt/