Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se bota duhet të reagojë ndaj veprimeve të ushtrisë ruse në rajonet Kherson dhe Zaporozhye, në jug të vendit.
“Bota duhet të reagojë ndaj veprimeve të pushtuesve në rajonet Kherson dhe Zaporizhia në jug të Ukrainës”, tha Zelenskyy, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Siç tha ai, janë rrëmbyer disa personalitete të njohura të pushtetit lokal dhe drejtues të shoqatave të njohura. “Ndihma humanitare po vidhet”, theksoi Zelensky.
Duke theksuar se ushtria ruse po përgatitet për një sulm në lindje të vendit, Zelensky tha: “Literalisht, ata duan të shkatërrojnë Donbasin siç shkatërrojnë Mariupolin. Ata duan të fshijnë rajonet Donetsk dhe Luhansk nga faqja e dheut“, pretendon Zelensky.
Presidenti ukrainas theksoi se 18 persona u vranë dhe 106 u plagosën në katër ditët e fundit në qytetin e Kharkovit, i cili ishte nën bombardime të vazhdueshme.
Duke i përshkruar sulmet e ushtrisë ruse si “terror të vetëdijshëm”, Zelenskyy tha: “Sigurisht, nevoja për një embargo ndaj furnizimeve të naftës nga Rusia po rritet dita ditës. Tani të gjithë në Evropë dhe Amerikë kanë filluar ta shohin Rusinë hapur duke u përpjekur të destabilizojë shoqëritë perëndimore”.
Zelenskyy deklaroi se kanë pritur 53 ditë për armët që po kërkonin./FolDrejt/