Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se luftimet në rajonet lindore të Bakhmutit, Kreminës dhe zonave të tjera në Donbas janë “të vështira dhe të dhimbshme” për trupat ukrainase, shkruan The Guardian.
“Vija e pare e frontit. Bakhmut, Kreminna dhe zona të tjera në Donbas është e vështirë edhe e dhimbshme. Pushtuesit po përdorin të gjitha burimet në dispozicionin e tyre,” tha Zelensky, përcjell Fol Drejt.
Guvernatori rajonal i Donetskut Pavlo Kyrylenko tha të hënën se më shumë se 60% e infrastrukturës në qytetin Bakhmut, i cili ka qenë vendi i luftimeve intensive, është shkatërruar pjesërisht ose plotësisht.
“Rusia po bombardon vazhdimisht infrastrukturën e Bakhmutit. Armiku po vazhdon taktikat e tokës së djegur”, tha ai./FolDrejt/