Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nënshkroi të enjten një projektligj që ndalon importin dhe shpërndarjen e librave nga Rusia dhe Bjellorusia, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Zelensky shkroi në Telegram se ai e konsideroi projektligjin, i cili gjithashtu ndalon importin komercial të librave të shtypur në territorin ukrainas të kontrolluar nga Rusia, të jetë “korrekt”.
Ai shtoi se teksti i tij u dërgua institucioneve të BE-së për një vlerësim shtesë nëse disa dispozita të ligjit shkelin të drejtat e pakicave dhe gjuhësore.
Projektligji u miratua nga parlamenti i Ukrainës, i njohur gjithashtu si Rada Verkhovna, një vit më parë.
Ministri i Kulturës Oleksandr Tkachenko shkroi në Twitter se miratimi i këtij projektligji do të “mbrojt hapësirën kulturore të Ukrainës nga “bota ruse”. /FolDrejt/