Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se deri në 25 milionë tonë drithë janë bllokuar në vendin e tij dhe bëri thirrje për korridor të sigurt për dërgimin e tyre për të parandaluar mungesën e ushqimit në disa pjesë të botës.
Duke iu drejtuar shtypit, Zelenskyy tha se negociatat për eksportet e drithit janë duke u zhvilluar me Kombet e Bashkuara, si dhe me vendet baltike dhe Poloninë, por se kjo rrugë e dytë nuk është një opsion, sepse Ukraina nuk mund të eksportojë dërgesa të mëdha drithi me hekurudhë dhe sepse transporti nëpërmjet Bjellorusisë aleate të Rusisë nuk është një opsion, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se Ukraina mund të eksportojë dhjetë milionë tonë drithë çdo muaj përmes portit të Odessa-s, por kjo nuk mjafton.
“Nëse kemi 22 deri në 25 milionë tonë të bllokuar tani, mund të kemi 75 milionë tonë në vjeshtë. Çfarë do të bëjmë? Pra, nuk mund të bëjmë pa port”, tha Zelenskyy.
Ai shtoi se ende nuk ka asnjë plan për t’i dhënë fund luftës me Rusinë dhe se bisedimet e paqes me Moskën kanë ngecur, duke shtuar se “të gjithë duan të na shtyjnë sa më shumë që të jetë e mundur në një përfundim që është absolutisht i padobishëm për ne”.
Duke vënë në dukje se më shumë se 2.500 ushtarë ukrainas u morën nga Azovstal, ai tha se po punojnë për t’i kthyer të gjithë të burgosurit ukrainas të luftës në shtëpi./FolDrejt/