Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje qeverive ndërkombëtare që të forcojnë sanksionet kundër Rusisë, duke theksuar se mosbërja e kësaj do të ishte e barabartë me “lejimin” e vazhdimit të sulmeve ndaj Ukrainës.
“Të mërkurën, vendet perëndimore njoftuan një paketë të re sanksionesh kundër Federatës Ruse. Kjo paketë duket spektakolare, por nuk është e mjaftueshme,” tha Zelenski, shkruan BBC, përcjell FolDrejt.
“Megjithatë, vështirë se mund të quhet në përpjesëtim me të keqen që bota pa në Bucha. Vështirë se është në përpjesëtim me të keqen që vazhdon në Mariupol, Kharkov, në përpjekjen e Rusisë për të nisur një ofensivë të re të përgjakshme në Donbas,” shtoi Zelensky.