Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson zhvilluan një bisedë telefonike pasditen e së dielës për situatën e luftës.
Sipas BBC, një zëdhënës i kryeministrit britanik bëri me dije se vendi i tij do të ofrojë pajisje të tjera ushtarake në ndihmë të Ukrainës.
“Liderët diskutuan për nevojat urgjente të Forcave Ushtarake të Ukrainës, teksa kryeministri i Britanisë premtoi se do të punojë me partnerët në mënyrë që të ofrojë pajisje të tjera ushtarake” – shprehet zëdhënësi i Johnson.
Gjithashtu liderët e dy shteteve do të vijojnë të jenë në kontakt me njëri-tjetrin në ditët në vijim./FolDrejt/