Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ndërkombëtarët do të jenë përgjegjësit e një katastrofe humanitare nëse nuk dakordësojnë për mbylljen e zonave të fluturimit me Rusinë.
Në një deklaratë televizive, Zelensky u shpreh se Ukraina ndodhet në nivelin maksimal të kërcënimit, transmeton Fol Drejt.
“Rusia përdor raketa, avionë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës sonë. Është detyrë humanitare e botës të përgjigjet”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm televiziv, raporton Reuters./FolDrejt/