Sot është një ditë historike. Ne po rifitojmë jugun e vendit tonë, duke rifituar Khersonin, tha Zelensky, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se tani për tani, mbrojtësit tanë po i afrohen qytetit, ka mbetur edhe pak dhe ne kemi filluar të hyjmë. Megjithatë, njësitë speciale janë tashmë në qytet.
“Banorët e Khersonit po prisnin. Ata kurrë nuk hoqën dorë nga Ukraina. Shpresa për Ukrainën është gjithmonë e justifikueshme – dhe Ukraina gjithmonë rifiton atë që i takon. Jam i lumtur të shoh sesi njerëzit, pavarësisht nga të gjitha kërcënimet, pavarësisht represionit dhe abuzimit të pushtuesve, i çmuan flamujt ukrainas, besuan në Ukrainën”, tha ndër të tjera Zelensky. /FolDrejt/