Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin Kherson, të çliruar së fundmi nga pushtuesit rusë, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Më 12 nëntor, Zyra e Presidentit raportoi se kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, Yaroslav Yanushevych, punonjës të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës kishin filluar tashmë punën në qytetin Kherson dhe rajonin e tij.
Khersoni u pushtua nga rusët më 2 mars dhe u çlirua nga ushtria ukrainase më 11 nëntor. /FolDrejt/