Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, njoftoi sot, në një intervistë për grupin mediatik spanjoll Vosento, se me shumë mundësi normat e interesit do të rriten me 50 pikë bazë për të frenuar më tej inflacionin.
Sipas saj, ka qenë vendimi i BQE-së, i cili është lënë të kuptohet në mbledhjen e fundit kushtuar politikës monetare, ku të gjitha shifrat e përfshira në analizë konfirmuan se një rritje e normave të interesit është shumë e mundshme, përcjell Fol Drejt.
“Norma totale e inflacionit ka rënë në muajt e fundit dhe do të vazhdojë të bjerë gjatë muajve të ardhshëm. Por inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë dhe ushqimin në eurozonë, është shumë i lartë. Ne duhet të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të sjellë inflacionin kthehemi në 2 për qind dhe ne po bëjmë kështu tha Lagarde./FolDrejt/