Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, ka deklaruar se qëndrimi i vendit të saj, i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mbetet i njëjtë.
“Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit në BE të të gjithë rajonit, që është qëllimi ynë strategjik”, tha Sakellaropoulou për gazetën Politika, përcjell Fol Drejt.
Ajo tha se “integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim reciprokisht i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet anëtare të BE-së ashtu edhe për partnerët e Ballkanit Perëndimor”.
“Ky është pozicioni që Greqia e ka mbrojtur dhe promovuar vazhdimisht për dekada. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, tha Sakellaropoulou./FolDrejt/