BE-ja duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve ruse brenda pesë viteve, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në një samit të liderëve të bllokut. “Ne jemi shumë të varur nga karburantet fosile ruse,” shkruan ajo në Twitter, ndërsa liderët e BE-së u takuan në Versajë për të diskutuar këtë çështje.
Von der Leyen thotë se do të propozojë një plan në mesin e majit për të “shkarkuar” naftën, gazin dhe qymyrin rus deri në vitin 2027.
Abcnews.al ju sjell zhvillimet më të fundit të luftës Rusi-Ukrainë
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëron se furnizimet me ushqim dhe ujë në Mariupolin e rrethuar janë duke u pakësuar.
Zyrtarët ukrainas thonë se 1207 trupa janë mbledhur nga rrugët ditët e fundit dhe se sulmet po vazhdojnë në qytetin port.
Gjysma e popullsisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, ka ikur që nga fillimi i pushtimit, thotë kryebashkiaku i saj
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se qeveria mund të marrë përsipër asetet e kompanive të huaja që tërhiqen nga Rusia dhe u tha rusëve “nuk ka asgjë që ne nuk mund të zgjidhim” përballë sanksioneve perëndimore.
Ukraina do të dominojë samitin e BE-së që po zhvillohet në Versajë, ku vendet anëtare do të diskutojnë shtimin e sanksioneve dhe largimin nga varësia nga energjia ruse.
Pak përparim u arrit gjatë bisedimeve të paqes midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi këtë mëngjes.
Në MB, qeveria ka vendosur sanksione financiare ndaj pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich . Pasuritë e tij – ku përfshihet edhe klubi – janë ngrirë, por skuadra do të mund të vazhdojë të luajë nën një licencë të veçantë.