Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Dimitar Kovaçevski janë pritur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para nisjes së konferencës së përbashkët ndërqeveritare.
Ata kanë realizuar foto së bashku duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.
19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë pasi nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë.
Ditën e shtunë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pranoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.
Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të sot procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Ditën e djeshme delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rama u nis drejt Brukselit.