Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev. Ajo ka postuar në Twitter se do të takohet me presidentin Volodomyr Zelenskiy dhe me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal.
Dje, duke iu drejtuar parlamentit evropian në Strasburg, von der Leyen këmbënguli se Putini do të dështojë dhe Evropa do të mbizotërojë dhe tha se BE do të qëndrojë në kurs me sanksionet e saj ndaj Rusisë.
“Sanksionet nuk do të hiqen. Kjo është koha që ne të tregojmë vendosmëri dhe jo të heshtim”, tha ajo. /abcnews.al/
🇺🇦 In Kyiv, for my 3rd visit since the start of Russia’s war.
So much has changed.
Ukraine is now a 🇪🇺 candidate.I’ll discuss with @ZelenskyyUa and @Denys_Shmyhal how to continue getting our economies and people closer while Ukraine progresses towards accession. pic.twitter.com/zs9tMm0Mx1
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 15, 2022