Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vizitës në Prishtinë, do të udhëtojë drejt Tiranës.
Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 14:30. Më pas, në orën 15:45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri, shkruan abcnews.al.
Sipas asaj që parashikohet në agjendë, në orën 16:30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ursula von der Leyen.
Agjenda e plotë:
Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian në Tiranë, 27 tetor 2022
14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri
16.30 – Konferencë për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian në sallën COD, kryeministri.