Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përshëndetur Maqedoninë e Veriut për votimin pro propozimit francez, për vazhdimin e negociatave drejt integrimit në BE.
“Ishte mundësi historike. Ju e zutë atë”, ka shkruar ajo, transmeton Fol Drejt.
Me këtë vendim është shtruar rruga që negociatat për pranim të nisin shpejt.
“Një hap i madh në rrugë tuaj drejt të ardhmes evropiane. Të ardhmes tuaj”./FolDrejt/