Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se vendi ynë është shembull i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, shkruan Fol Drejt.
Osmani ka thënë se miratimi i ( Magnitsky Act) ku sanksionohen të huajt për shkeljet e të drejtave të njeriut, tregon edhe njëherë angazhimin e Kosovës që kanë marrë në Samitin për Demokraci.
Me këtë rast presidentja ka lavdëruar edhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, për punën e saj në këtë ligj.
“Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë. Unë e përgëzoj ministren Albulena Haxhiu për punën e saj në këtë ligj vendimtar”, ka deklaruar presidentja.
/FolDrejt/
Our Parliament has adopted the Magnitsky Act, thus fulfilling another commitment we’ve made at the #SummitforDemocracy.
🇽🇰 continues to lead by example in safeguarding human rights and championing justice. I commend Minister @albulenahaxhiu_ for her work on this crucial law.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 9, 2023