Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ka përmendur vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, më 24 shtator nga grupi i serbëve që kryen agresion në Banjskë të Zveçanit.
Ajo tha se i ndjeri Afrim Bunjaku e humbi jetën duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.
Presidentja Osmani e filloi fjalimin me të mbijetuarit e luftës në Kosovë, sidomos për viktimat e mijërave të dhunuarve gjatë luftës.
Viktimat e dhunës seksuale, sipas saj, zgjodhën jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të përpiqen të jetojnë. Kjo është historia e Kosovës.
Ajo ju drejtua KS të OKB-së si një presidente e një vendi që ka humbur 13,000 njerëz gjatë luftës në Kosovë, shumë të zhdukur dhe me vrasjen e fëmijëve që, në kokë banori, është më së shumti në çdo luftë në ish-Jugosllavi.
“Ne jemi ngritur nga zeroja për të ndërtuar jetën tonë, për ta ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit, pavarësisht etninë e tyre, mund të jetojnë pa frikë, pa diskriminim.
Presidentja më tej shprehu zotimin e shteti të Kosovës për të ecur përpara e jo për të shkuar prapa.
“Jam këtu për të rikonfirmuar se të gjitha institucionet e Kosovës nuk e lejojnë ecjen prapa për lirinë e mundimshme që kemi fituar bashkë me demokracitë nga mbarë bota, sepse Republika e pavarur e sovrane e Kosovës është storja më e suksesshme në historinë e njerëzimit”, deklaroi presidentja Osmani.
Presidentja Osmani më tutje foli për sulmin e grupit terrorist e paramilitar serbë të mbështetur nga Serbia në Banjskë të Zveçanit, ku vra pjesëtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Atë ditë Republika e Kosovës ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia i grupeve terroriste e paramilitare”, deklaroi presidentja Osmani.