Sot janë mbushur 23 vite që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar këtë akt, duke thënë se ajo ndërhyrje, ndaloi gjenocidin ndaj shqiptarëve, transmeton Fol Drejt.
“23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës” – ka shkruar ndër të tjera Osmani në llogarinë e saj në Twitter.
Ajo më tej ka shtuar se për këtë akt human, iu jemi “përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë.”
Për më tepër ajo ka shtuar se bota duhet t’i referohet rastit të Kosovës, si histori suksesi./FolDrejt/
23 years ago, NATO intervened to stop the ongoing genocide committed against the people of Kosovo.
We remain eternally grateful to our allies for supporting our path towards freedom & democracy.
Now more than ever, the democratic world must remember this success story! pic.twitter.com/EURUDKgtsY
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 24, 2022