Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e ka quajtur historike ditën e sotme.
Metsola ka folur për rëndësinë e diskutimit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadrot e Parlamentit Evropian.
Sipas saj, BE-ja duhet t’i hapë dyert për vendet që e shikojnë atë si shtëpinë e tyre.
“Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Evropën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për liberalizimin e vizave për Kosovën”.