Tajvani nuk do të pengohet të kontaktojë me botën dhe nuk do t’i dorëzohet presionit, tha sot presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen, pas kthimit nga një udhëtim në Amerikën Qendrore dhe SHBA, ku u takua me presidentin e Kongresit amerikan Kevin McCarthy.
Ajo deklaroi se pritja entuziaste që përjetoi ishte një mesazh i fortë, raporton Reuters.
“Ne i kemi treguar komunitetit ndërkombëtar se, përballë presioneve dhe kërcënimeve, Tajvani do të jetë edhe më i bashkuar dhe absolutisht nuk do të dorëzohet para pengesave, as nuk do të ndalojë tregtinë me botën për shkak të pengesave,” tha Tsai, transmeton Fol Drejt.