Ka filluar takimi ndërmjet Presidentes së Republikës Vjosa Osmani me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), shkruan Fol Drejt.
Ashtu siç është paralajmëruar, takimi po mbahet në zyrën e presidentes Osmani.
Takimi po mbahet rreth Ligjit për Pagën Minimale i cili u miratua javën e kaluar në Kuvend, e nga i cili ligj janë përjashtuar vetranët e UÇK-së.
Këta të fundit kanë shprehur pakënaqësitë rreth këtij ligji, duke e cilësuar si të papranueshëm faktin që ata janë përjashtuar si kategori nga ky ligj./FolDrejt/