Një ndryshim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës do hapte Kutinë e Pandorës në Europën Juglindore tha presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović gjatë takimit të saj me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Antonio Guterres, informon foldrejt.com, duke u bazuar te media kroate total-croatia-news.com.
Ajo shtoi se ky ndryshim kufijsh do sjellte më pas kërkesat dhe ofertat edhe për shtetet tjera ish-jugosllave.
Grabar-Kitarovic këtë temë e ka përmendur edhe përpara presidentit kosovar Hashim Thaçi, i cili shpesh ka folur për korrigjimin e kufijve./Foldrejt.com