Presidentja Vjosa Osmani, është kthyer në Kosovë, pas vizitave të njëpasnjëshme që i pati në shtete të botës.
Ajo i ka publikuar dy story në Instagram, bashkë me familjen e saj, dy vajzat dhe bashkëshortin, Prindon Sadriu, derisa janë duke qëndruar në Gjilan, vendlindjen e zotëriut të parë.
Osmani i nisi udhëtimet nga Panamaja, më pas vazhdoi në Kosta Rika, Republikën Dominikane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KlanKosova.tv.