Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.
Osmani, përmes një postimi në facebook, ka ndarë disa momente gjatë kësaj ceremonie.
Njëkohësisht, e para e Kosovës u shpreh se nën udhëheqjen e Mbretit, aleanca mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe popujve të saj do të forcohet.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dua të përcjellë urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.
Ndërsa jemi dëshmitarë të kësaj dite historike, le të kujtojmë fuqinë e miqësive dhe aleancave dhe rëndësinë jetike të forcimit të tyre. Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit!”, ka shkruar Osmani në postimin e saj në Facebook./FolDrejt/