Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka diskutuar për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe si dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.
Osmani u takua me ta në kuadër të samitit evropian që po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.
“Në këtë kohë vendimtare për sigurinë evropiane, bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët është kyç”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Me presidentin [francez] Emmanuel Macron dhe kancelarin [gjerman] Olaf Scholz si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për punët e Jashtme, Josep Borrell, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosove dhe rajon, dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, shkroi Osmani në Twitter, transmeton Fol Drejt.
At this defining time for European security, cooperation with partners and allies is key.
With President @EmmanuelMacron, @Bundeskanzler Scholz & HRVP @JosepBorrellF we discussed the latest developments in Kosovo & region, and our joint efforts for peace, security and stability. pic.twitter.com/B72sO0z2Ri
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 1, 2023