Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcaktuar 25 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Zveçan dhe Leposaviq.
Kjo datë është caktuar pas vendimit që mori Qeveria e Kosovës për t’i shpërndarë Kuvendet Komunale në këto dy komuna.
Presidentja Osmani ka kërkuar nga subjektet politike një fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politikë.
Kujtojmë se mbajtja e këtyre zgjedhjeve vjen pas dorëheqjes së anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe shpërberjes së tyre me datën 18 nëntor./FolDrejt/