Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar ashpër sulmin siç e quajti ajo, keqdashës kibernetik të Iranit, ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë.
Ajo thotë se i qëndron pranë homologut të saj shqiptar, Bajram Begajt, si dhe gjithë qeverisë shqiptare, ndërsa i bën thirrje Iranit të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë, përcjell klankosova.tv.
”Ne dënojmë fuqishëm sulmin keqdashës kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne qëndrojmë me Presidentin @BajramBegajAL dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjnë thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë”, shkruan ndër tjera Osmani në twitter.