Dy krerët më të lartë të republikës: Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Fol Drejt.
Sot ata takohem me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.
Takimi pritet të zhvillohet në ora 16:30 sipas kohës tonë lokale, në Washington DC.
Për këtë takim ka njoftuar vetë presidentja me anë të një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook:
“Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.”
Përndryshe, ata pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen e MCC-së, prej së cilës Kosova pritet t’i përfitojë mbi 200 milonë euro./FolDrejt/