Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Universitetin e Harvardit, me ç’rast ishte folëse kryesore në konferencën ndërkombëtare Global Empowerment Meeting 2023, “Rritja në një botë të gjelbër”(Growing in a green world), transmeton Fol Drejt.
Osmani u prit në takim nga Presidenti i Universitetit të Harvardit, z. Lawrence Bacow.
Gjithashtu ajo ishte e ftuar speciale në takimin vjetor të bordit udhëheqës të programit ‘Gratë dhe Politikat Publike’ në Harvard Kennedy School.
Tutje, Osmani ka patur një diskutim përmbajtësor për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon me stafin, studentë dhe hulumtues në Qendrën për Studime Evropiane.
Ajo ka takuar studentë shqiptarë dhe stafin akademik në këtë universitet dhe disa nga universitetet më të dalluara në SHBA./FolDrejt/