Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, sikurse Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Presidentja Osmani ka thënë se me këtë veprim deputetët kanë konfirmuar partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bsshkuara të Amerikës (ShBA).
Duke theksuar se:
“Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara!”/FolDrejt/